FILLON PAGESA E DËMSHPËRBLIMIT PËR ZJARRFIKËSIT, POLICËT DHE USHTARËT

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik Dritan Abazoviq ka paralajmëruar pagesën e dëmshpërblimit të zjarrfikësve, të cilën e ka premtuar në gusht gjatë zjarrit. “Ka filluar pagesa e dëmshpërblimit për të gjithë zjarrfikësit, policët, ushtarët dhe vullnetarët që morën pjesë në shuarjen e zjarrit. Faleminderit që me vetëmohim mbroni pasuritë natyrore dhe materiale të Malit të Zi”, tha Abazoviq në Telegram. Paraprakisht ishte bërë e ditur se zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ushtrisë së Malit të Zi dhe pjesëtarët e shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit të vetëqeverisjes lokale dhe brigadave vullnetare të zjarrfikësve, të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit, do të shpërblehen me nga 200 euro.

SHARE