FABRIKA E ALUMINIT NË PODGORICË DO MBYLLET, PUNËTORËVE EDHE NJË GJYSMË VITI DO TU PAGUHEN NGA 450 €

Në gjashtë muajt e ardhshëm, pavarësisht nga ndërprerja e punës, punëtorët e Fabrikës së Aluminit në Podgoricë do të marrin paga prej 450 euro, në mënyrë që ta përballojnë më lehtë periudhën e kërkimit të një pune të re, tha pronari i kompanisë, Veselin Pejoviq. Ai tha se FAP do të pushojë së punuari sot pas 50 vitesh. “Nëse tregu stabilizohet për të vazhduar punën e tij, unë llogaris tek ju të gjithë të pranishëm këtu. Prandaj do t’ju paguaj 450 euro në muaj për gjashtë muajt e ardhshëm. Drejtori Hoxhiq, si punëdhënësi juaj, mbetet ende njeriu i parë i kësaj shtëpie, kështu që ai do t’ju informojë për gjithçka me kohë për shkak të orientimit tuaj dhe mundësisë së mundshme për të gjetur një punë tjetër”, u tha Pejoviq punëtorëve dhe shtoi se më shumë se kaq nuk mund të të bëhet.

SHARE