PISONERO: HARMONIZONI POLITIKËN E VIZAVE ME BE-në

Pisonero Hernandez, Foto: Shutterstock

Pritet që Mali i Zi, si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, të harmonizojë më tej politikën e vizave me listën e vendeve të BE-së që kërkojnë vizë, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Ana Pisonero Hernandez.

Ajo theksoi se ky harmonizim është i domosdoshëm “sidomos në lidhje me vendet që paraqesin rrezik për migrim të parregullt ose siguri për BE”.

Ajo thekson se Rusia dhe Bjellorusia bëjnë pjesë në këtë kategori. Komisioni Evropian rikujton se Mali i Zi ka ende një regjim pa viza me 11 vende që janë në listën e vendeve të BE-së me vizë të detyrueshme, shtatë prej të cilave gëzojnë një përjashtim të përhershëm nga vizat, ndërsa katër kanë një anulim sezonal të vizave për të hyrë në Mal të Zi për turizëm midis prillit dhe tetorit 2024.

“Masat e përjashtimit sezonal të vizave nuk janë në përputhje me çështjet ligjore të BE-së”, theksoi Pisonero në një deklaratë për mediat.

Pisonero thekson gjithashtu se, si pjesë e agjendës së tij të reformave brenda Planit të Rritjes, Mali i Zi është zotuar të përafrohet më tej me listën e vendeve të BE-së me vizë të detyrueshme, të arrijë ndërveprim ndërmjet sistemeve të tij dhe bazave të të dhënave të përdorura në sistemin aktual të vizave, të fillojë punën për mbledhjen e të dhënave biometrike si dhe futjen e masave shtesë të sigurisë.

Ndër vendet që kanë një regjim pa viza me Malin e Zi, por jo me BE-në, janë Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia.

SHARE