ME FORCIMIN E AFTËSISË SË PUNONJËSVE NË MAP DERI TE MENAXHIMI I QËNDRUESHËM DHE I PËRGJEGJSHËM I FONDEVE

Marash Dukaj, Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Forcimi i aftësive të punonjësve të Ministrisë së Administratës Publike për menaxhimin e projekteve është një hap i domosdoshëm drejt sigurimit të fondeve të reja dhe qëndrueshmërisë së nismave të zbatuara në sektorin publik.

Kjo kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin afatgjatë të vendit dhe shoqërisë malazeze.

Në gjashtë muajt e fundit, punonjësit e Ministrisë së Administratës Publike iu nënshtruan trajnimeve intensive për menaxhimin e ciklit të projektit. Në ambientet e Ndërtesës Eko të OKB-së në Podgoricë, sot u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për 20 punonjës që përfunduan me sukses trajnimin.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, thekson përkushtimin e Ministrisë në këtë proces, me referencë të veçantë për menaxhimin e projekteve në fushën e digjitalizimit të administratës publike.

“Ne i njohim nevojat aktuale për përmirësimin e kompetencave të punonjësve, në mënyrë që të bëhen konkurrues, kur bëhet fjalë për aplikimin për fondet strukturore dhe investuese evropiane. Për këtë arsye trajnimi me pesë module, i cili organizohet me mbështetjen e UNDP dhe BE-së për punonjësit e Ministrisë së Administratës Publike, një mundësi reale për ne, si institucion kyç për zbatimin e reformës së administratës publike, për të arritur një standard për menaxhim të përgjegjshëm të projekteve. Në këtë mënyrë do të kontribuojmë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin afatgjatë të shoqërisë malazeze në tërësi,” tha ministri Dukaj.

“Përmes iniciativave të përbashkëta, UNDP-ja dhe BE-ja mbështesin ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike, duke u fokusuar në atë proces tek qytetarët dhe nevojat e tyre. Qëllimet për të cilat ne përpiqemi përmes këtij bashkëpunimi janë në përputhje me Agjendën 2030, veçanërisht me promovimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe forcimin e institucioneve të përgjegjshme dhe transparente. Përmirësimi i aftësive të punonjësve në administratën publike dhe forcimi i kapaciteteve të tyre është baza e të gjitha përpjekjeve që synojnë reformën themelore të administratës publike. Prandaj UNDP do të mbetet një partner i besueshëm i Ministrisë së Administratës Publike në këtë rrugë, në mënyrë që së bashku të arrijmë qëllimin përfundimtar – që është progresi stabil dhe i qëndrueshëm i shoqërisë malazeze”, tha përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Mal të Zi, Ekaterina Panikllova.

Menaxheri i programit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Orlando Fusco, theksoi se integrimi i Malit të Zi në BE nuk është vetëm një qëllim politik, por edhe një proces i përbashkët me synim promovimin e prosperitetit, stabilitetit dhe vlerave të përbashkëta mes të gjithë qytetarëve.

SHARE