ASAMBLEJA POLITIKE E PPE MIRATON REZOLUTËN: DREJTUESIT E OPOZITËS TË IZOLUAR NË PRAG TË FUSHATËS

Foto: Facebook / Oerd Bylykbashi

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka miratuar një tjetër rezolutë për Shqipërinë të propozuar nga Partia Demokratike, për gjendjen aktuale të Shqipërisë.

Në Rezolutë theksohen lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave. Dështimin për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, ku të gjitha palët ranë dakord për ndryshimet zgjedhore që lejojnë veçanërisht votimin nga jashtë. Këto kishin për qëllim të ishin në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Korrupsionin dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së.

Zvogëlimi i hapësirës për rolin mbikëqyrës parlamentar të opozitës; mungesën e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë dhe duke mbështetur të drejtat dhe përgjegjësitë e opozitës. Pamjaftueshmërinë për të siguruar një funksionim të duhur të institucioneve demokratike në vend, duke përfshirë një pluralizëm të qëndrueshëm, opozitë konkurruese dhe një dialog politik të brendshëm dhe ndërpartiak;

Në Rezolutë ngrihet shqetësimi për: “Çdo persekutim politik i supozuar i liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile”.

Në rezolutën e miratuar thuhet se: “Partia Popullore Evropiane (EPP) i kërkon autoriteteve shqiptare që të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, pa ndërhyrje politike; zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet”.

EPP do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur partitë e saj anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe duke mbrojtur aspiratat e Shqipërisë për në BE. EPP rithekson mbështetjen e saj të fortë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe ndjekjen e popullit shqiptar për një të ardhme të lirë dhe demokratike.

SHARE