Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, theksoi se me zgjedhjen e gjyqtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese, më në fund do të krijohen parakushtet e nevojshme për funksionimin e këtij institucioni me kapacitet të plotë.
“Kompletimi i Gjykatës Kushtetuese është një nxitje për pushtetin legjislativ që deri në fund të vitit të zgjedhë Prokurorin e Lartë të Shtetit dhe anëtarët e munguar të Këshillit Gjyqësor, që do të nënkuptonte sukses të padyshimtë për Malin e Zi”, tha Millatoviq në një postim në X.
Ai shton se mesazhet inkurajuese nga partnerët në lidhje me perspektivën e anëtarësimit në BE na detyrojnë për veprime të përbashkëta edhe më të forta për të përfunduar me sukses rrugëtimin tonë evropian.