ADA E BUNËS NËN UJË, NDËRTESA TË RREZIKUARA

Erërat e forta jugore, dallgët dhe baticat e larta po i shkaktojnë sërish probleme Adës së Bunës. Gjendja është alarmante, objektet janë në rrezik të madh të rrënimit dhe problemi i kahershëm nuk është zgjidhur edhe këtë vit, përkundër apeleve të Rivierës HTP të Ulqinit. Ndonëse Qeveria në fillim të nëntorit miratoi Informacionin për gjendjen aktuale dhe zbatimin e masave afatshkurtra për vendosjen e argjinaturave dhe formimin e të ashtuquajturave duna artificiale për parandalimin e dëmtimit të pronës në rivierën e Ulqinit – asgjë nuk u bë. Punonjësit nga Riviera e Ulqinit po gërmojnë për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.

SHARE