KRIVOKAPIQ: KUSH ËSHTË KUNDËR BUXHETIT NUK I MENDON TË MIRËN QYTETARËVE

Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se qëllimi i Qeverisë është ngritja e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në Mal të Zi.  Krivokapiq e bëri të ditur këtë duke prezantuar buxhetin kapital dhe programin investues të Qeverisë “Mali i Zi Tani”.  Kryeministri tha gjithashtu se synimi është që Mali i Zi në vitin 2022 të bëhet kantieri më i madh në rajon dhe shtoi se buxheti kapital për vitin e ardhshëm ka 117 projekte të reja dhe është 108 për qind më i lartë se vitin e kaluar. Ai tha se duhet ta shkarkojnë këtë Qeveri në shkurt, nëse nuk respektojnë çmimin minimal të dakorduar të punës. Krivokapiq thotë se Qeveria nuk bën kalkulime politike, por po e ndërton Malin e Zi si një vend për të jetuar nga i cili nuk do të largohet dhe shumë, siç thotë ai, do të kthehen. Duke prezantuar programin “Mali i Zi Tani”, ai tha se buxheti total kapital prej 248 milionë eurosh përbën pak më shumë se 11 për qind të buxhetit të përgjithshëm.

SHARE