PSD-ja PROPOZOI NJË SËRË LIGJESH TË DOBISHME PËR PUNËTORËT DHE BUXHETIN

Social Demokratike, ka propozuar rritjen e pagës minimale, reduktimin e taksave të akcizës dhe eliminimin e taksës së krizës, të cilat janë të dobishme për punëtorët, biznesmenët dhe buxhetin e plotë të shtetit, deklaroi deputetja e kësaj partie, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, dhe u bëri thirrje kolegëve  që ti mbështesin këto propozime. Ajo, në konferencë për gazetarë tha se propozimet e PSD-së, nuk janë populiste, por pikërisht të kundërta.

“Ata nuk janë vetëm të mirë për ata që shmangin taksat, ata punojnë në zonën gri, manjatët etë afërt me pushtetin dhe ata që gjuajnë në turbullira.

Prandaj, u bëjmë thirrje kolegëve nga Kuvendi që të mbështesin këto propozime me qëllim që të diskutohet të paktën për to, kështu që nëse argumentet tona janë mjaft të mira, ata do të votojnë për to”, deklaroi Vuksanoviq – Stankoviq.

Megjithatë Parlamenti i Malit të Zi, nuk i vendosi sot në rend të ditës propozimet e Partisë Social Demokratike.

SHARE