SPAJIQ: KOMPANI TË NJOHURA JAPONEZE SHPREHIN INTERES PËR INVESTIME NË MAL TË ZI

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka deklaruar se disa prej kompanive më të njohura japoneze, si Kawasaki, Toshiba, Mitsubishi dhe Hitachi, kanë shprehur interesim për të investuar dhe zgjeruar aktivitetin e tyre në Mal të Zi.

Këto deklarata u bënë gjatë një takimi për investime në Mal të Zi, të mbajtur në Londër.

Spajiq theksoi se ky interes është dëshmi se reformat e ndërmarra nga qeveria e tij, që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe po tërheqin vëmendjen e emrave më të mëdhenj të ekonomisë botërore.

SHARE