BESA NIKAJ EMËROHET DREJTORESHË E QKI “MALËSIA” NË TUZ

Foto: /Facebook/

Besa Nikaj është emëruar drejtoreshë e Qendrës Kulturore-Informative “Malësia” në Komunën e Tuzit.

Me profesion mësuese e ciklit klasor, ajo ka ushtruar detyrën e këshilltares së pavarur për krijimtari artistike pranë Komunës së Tuzit.

Nikaj ka qenë gjithashtu anëtare e Kuvendit Komunal që nga viti 2019, si përfaqësuese e Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH), dhe aktualisht mban postin ushtruese e detyrës së kryetares së degës së LDSH-së në Malësi.

Emërimi i saj vjen në një moment kur institucioni synon forcimin e veprimtarisë kulturore dhe përfaqësimin dinjitoz të identitetit lokal.

SHARE