Të enjten pritet që të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë Beograd në nivel kryenegociatorësh.
Ndonëse disa takime të fundit kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje madje edhe pa takime trilaterale, kryeministri i Kosovës Albin Kurti hezitoi të flasë për progresin e arritur në dialog.
E pikërisht zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve është kërkuar nga ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Obrien, i cili ishte për vizitë në Kosovë dhe Serbi.
Ndërsa në këtë fundjavë Kosovën do ta vizitojë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në Prishtinë ajo pritet të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Para Kosovës, von der Leyen do të udhëtojë për në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinën.