KOMISIONI DO T’I PROPOZOJË KUVENDIT MIRATIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR SIGURINË E INFORMACIONIT

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje në seancën e sotme e shqyrtoi Projektligjin për Sigurinë e Informacionit në prani të sekretarit shtetëror të Ministrisë së Administratës Publike Naim Gjokaj dhe kryetares Jellena Knezheviq.

Gjatë diskutimit u konstatua se sfidat, rreziqet dhe kërcënimet moderne në fushën kibernetike kërkojnë forcimin e mekanizmave ekzistues, por edhe krijimin e mekanizmave të rinj të reagimit, me fokus të veçantë në menaxhimin e situatave të krizës që nuk njiheshin në legjislacionin aktual.

Si i rëndësishëm u vlerësua edhe përcaktimi i subjekteve kryesore si bartës të infrastrukturës kritike të informacionit, masave të sigurisë së informacionit, si dhe procedura për kontrollin e zbatimit të masave të sipërpërmendura përmes vendosjes së mbikëqyrjes së ekspertëve.

Nisur nga fakti se parimi i mirëmenaxhimit të sektorit të sigurisë nënkupton mbi të gjitha mbrojtjen dhe sigurinë e çdo individi, rrethanat e sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve moderne të sigurisë duhet të trajtohen në kohë dhe në mënyrë efektive.

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje, pas diskutimit, me shumicë votash vendosi t’i propozojë Kuvendit miratimin e Projektligjit për Sigurinë e Informacionit.

SHARE