PARTITË E PAKICAVE KANË TREGUAR LOJALITET NDAJ MALIT TË ZI

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS), e udhëhequr nga Millo Gjukanoviq, ka mirëpritur vendimin e partive të pakicave për të mos hyrë në marrëveshje koalicioni me subjekte politike, duke përfshirë, siç thonë ata, edhe kundërshtarë të vendosur të interesave të shtetit të Malit të Zi, të cilët, ndër të tjera, vazhdimisht shkelnin multietnicitetin dhe parimet civile të shoqërisë malazeze. “Me këtë qëndrim, ato parti kanë treguar përkushtimin e tyre ndaj idesë së të ardhmes evropiane dhe konfirmuan sinqeritetin e partneritetit tonë të ndërsjellë, afatgjatë, gjatë të cilit ne gjurmuam rrugën strategjike të Malit të Zi,” tha PDS-ja. Sipas PDS-së, partitë e pakicave kanë demonstruar edhe një herë besnikërinë e tyre ndaj shtetit të tyre të Malit të Zi me qëndrimin e tyre të nderuar ndaj ofertave të pasinqerta. “Si dhe parimet e larta politike, të cilat votuesit e tyre, si dhe i gjithë publiku malazes, jemi të sigurt që do të dinë t’i vlerësojmë,” përfundon kumtesa e PDS-së.

SHARE