Si të Humbisni 4 Kilogramë me Supën e Lakrës – Receta me Shije të Lehtë

Në rrjete sociale çdo ditë dalin ide të reja për regjime ushqimore që premtojnë rënien nga pesha.

Shumica e tyre janë tepër drastike dhe pengojnë organizmin të marrë ushqyesit që i nevojiten.

Ka regjime të tjera që janë më plotësuese në aspekt ushqyesish dhe mbështeten gjerësisht nga njerëzit që i kanë provuar ato me sukses.

I tillë është rasti i supës me lakër.

Regjimi Dobësues Me Supën e Lakrës

Së pari duhet të dini që kjo supë funksionon për rënien afat-shkurtër nga pesha.

Ky regjim ka të bëjë me përgatitjen e supës me bazë lakre dhe me perime të tjera dhe ngrënien e dy deri në tre racione të saj gjatë ditës.

Përveç supës, ju mund të konsumoni edhe fruta apo mish.

Ky regjim duhet mbajtur për shtatë ditë dhe mundëson humbjen e të paktën katër kilogramëve.

Ushqimet e Tjera Që Mund Të Konsumoni Gjatë Dietës

Në ditën e parë mund të hani çdo frut përveç bananes.

Në ditën e dytë mund të hani edhe barishte por jo fruta.

Në ditën e tretë mund të hani fruta dhe perime të larmishme

Në ditën e katërt mund të hani banane dhe qumësht të skremuar.

Në ditën e pestë, supën mund ta shoqëroni edhe me mishi viçi, mish pule dhe domate.

Në ditën e gjashtë, krahas supës mund të hani edhe mish viçi dhe perime.

Në ditën e shtatë, supën mund ta konsumoni krahas orizit kaf, frutave dhe perimeve.

Disavantazhet e Dietës së Supës me Lakër

Kjo dietë është ndjekur nga shumë njerëz që në vitet 80.

Megjithatë, duhet të dini që kjo dietë ofron pak karbohidrate.

Kjo nënkupton se diabetikët do ta kenë të  vështirë të ruajnë nivelet e duhura të sheqerit në gjak.

Në varësi të mënyrës së përdorimit, kjo supë mund të ketë edhe shumë kripë.

Siç e thamë edhe më lart, rezultatet e dietës janë afatshkurtra, që do të thotë se pas saj, ju duhet të kujdeseni më fort për peshën.

Një Ide Për Supën Me Lakër

Receta e rekomanduar nga Agroweb.org shpjegon një mënyrë të thjeshtë por shumë të pasur në vlera për përgatitjen e supës.

Për këtë supë ju nevojiten:

  • 1 lakër e vogël e grirë hollë
  • 2 qepë të mëdha
  • Një kavanoz me salcë domatesh të prera në copa.
  • 2 speca jeshilë të pastruar nga farat dhe të prera.
  • 4 kërcenj selinoje  të prera hollë,
  • 6 karrota të qëruara dhe të prera hollë,
  • Kripë, piper, majdanoz, kopër, trumzë dhe sherebelë,
  • Pak lëng limoni ose uthull balsamike dhe barishte qepësh të grira hollë për servirje.

Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere me ujë dhe kur uji të ketë marrë valë lërini të ziejnë në temperaturë mesatare deri sa perimet të zbuten.

Më pas, supën pasurojeni me uthull balsamike apo lëng limoni, erëza të freskëta dhe barishte qepësh të prera hollë./AgroWeb.org

SHARE