NJIHENI PAVARËSINË E KOSOVËS / BEGAJ THIRRJE NË OKB: ËSHTË FAKTOR STABILITETI

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombave të Bashkuara, bëri thirrje për njohjen e e pavarësisë së Kosovës, nga ato shtete të cilat ende vijojnë të mos e njohin.

Sipas Begajt, Kosova po punon për paqen e fqinjësinë e mirë, duke respektuar të drejtat e pakicës serbe, por një gjë e tillë nuk ndodh në Serbi me pakicën shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Kosova ia ka arritur të shërojë shumë plagë të thella nga e kaluara tragjike. Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon. Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi; ajo duhet të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje. Gjithsesi Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t’i japin Kosovës njohjen që meriton. NJIHENI PAVARËSINË E KOSOVËS!”

Po ashtu Begaj bën me dije se mbështet dialogun e vështirë, që po vijon midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga ndërmjetësimi i kujdesshëm i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara. Ai thekson se Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj integritetit dhe prosperitetit të Kosovës.

SHARE