ITALI, ZJARRET PYJORE NË SIÇILI KËRCËNOJNË VENDBANIMET

Zjarret pyjore që filluan mbrëmë në ishullin e Siçilisë në jug të Italisë dhe të cilat vazhduan gjatë natës kërcënojnë vendbanimet në disa zona

Ka qenë një nate paniku ajo e djeshmja për banorët e Palermos për shkak të zjarreve që shpërthyen në zonën Brancaccios, shkruajnë mediat në Itali.

Flakët i kanë shtyrë disa prej tyre të dalin nëpër rrugë, e të tjerë të ngjiten në shtëpitë e banesave..

Ashtu si në korrik, edhe këtë herë zjarri kërcënoi godina të qytetit ndërsa për ekipet zjarrfikëse ishte një natë e gjatë pune me mbi 40 ndërhyrje. Në zonë janë nisur avionët cisterne, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar të vënë nën kontroll situatën e diktuar nga temperaturat e larta, të ushqyera nga erërat e forta të Shirokut.

Ndërhyrja e tyre ka qenë e nevojshme edhe në Altofonte, Piana degli Albanesi e Torretta. Që nga mëngjesi i sotëm tre avionë Canadair janë duke ndihmuar intensivisht zjarrfikësit në terren. Autoritetet po presin fashitjen e flakëve që të arrijnë të përllogarisin dëmet e pësuara.

Rreziku është i madh, sipas shtypit vendas, për pothuajse gjysmën e Sicilisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar gjithashtu një alarm të kuq për provincat  Messina, Palermo dhe Trapani për të premten dhe alarm portokalli për gjashtë të tjerat.

SHARE