ABAZOVIQ: QEVERIA NUK MUNDET TË FORMOHET ME FORCË, NE DO TA MBËSHTESIM NËSE DO JEMI PJESË E SAJ

Kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviq, tha se ai mbështet thirrjet e aleatëve perëndimorë të Malit të Zi që vendi të formojë një pushtet ekzekutiv pro-evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Abazoviq, i cili po merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si ushtrues detyre i shefit të diplomacisë së Malit të Zi, vuri në dukje se formimi i qeverisë duhet t’i lihet dikujt tjetër – nëse aktorët politk, që aktualisht po merren me të, nuk mund ta bëjë atë.

“Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të re pas zgjedhjeve, megjithatë, e dini se si, ne nuk mund të biem dakord për këtë me dhunë. Ata që e kanë marrë përsipër ta bëjnë punën, e cila është krejtësisht në rregull, duhet ta shohin atë deri në fund. Nëse ata nuk mund të kenë sukses në këtë, atëherë duhet t’ia lënë dikujt tjetër që ta provojë”, tha Abazoviq në një intervistë për Zërin e Amerikës.

SHARE