8 Mënyra si të Frenoni Dëshirën për Sheqer Gjatë Natës

Sipas një studimi në të cilin AgroWeb.org mbështet, ora e brendshme e trupit nxit urinë dhe dëshirën për ushqime të ëmbëla në mbrëmje.

Dëshira për sheqer gjatë natës mund të vijë edhe nga sjelljet e mësuara, të tilla si ngrënia e një tasi me akullore pas darkës kur ishit fëmijë.

Por gjithashtu ndodh edhe nga stimulimi ndijor, si për shembull kur shihni një reklamë për një karamele.

AgroWeb.org në këtë artikull ju jep disa këshilla të thjeshta se si të ndaloni dëshirën për sheqer gjatë natës.

Hiqni dorë nga pijet me sheqer

Studimet me kafshë tregojnë se konsumi i rregulltë i ushqimeve me sheqer prodhon ndryshime kimike në tru, të ngjashme në varësinë.

Kjo ndikon duke shtuar më tepër dëshirën për ushqime ose pije të ëmbëla.

Konsumoni ushqime me glicemi të ulët

Indeksi i glicemisë është një vlerë e caktuar dhe tregon se sa ngadalë ose sa shpejt ushqime të caktuara shkaktojnë rritje të niveleve të sheqerit në gjak.

Ushqimet me indeks glicemie të lartë lëshojnë me shpejtësi glukozën në gjak, gjë që çon në rritje të sheqerit në gjak

Rritja e shpejtë dhe rënia e shpejtë e niveleve të glukozës ju vendos në një cikël vicioz, duke shkaktuar rritje të dëshirës për ëmbëlsira.

E kundërta ndodh me ushqimet me glicemi të ulët, të cilat çlirojnë glukozën ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme.

Konsumoni më tepër proteina

Konsumi i proteinave në darkë mund të ndihmojë me frenimin e dëshirës për ushqim më vonë gjatë natës.

Ato do t’ju mbajnë të ngopur për një periudhë të gjatë kohore, duke zbutur dëshirën për sheqerna pas darkës.

Mbushni pjatën me fibra

Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe thithjen e yndyrës, duke bërë që të qëndroni të ngopur për më gjatë.

Ju mund të arrini këtë objektiv duke grumbulluar në pjatën tuaj ushqime të pasura me fibra, si perimet, bishtajoret dhe drithërat.

Qëndroni të hidratuar

Dëshira për të ngrënë ëmbëlsira pas darkës mund të nënkuptojë se jeni të etur.

Shpesh njerëzit ngatërrojmë etjen me urinë, veçanërisht nëse darka juaj ishte pak më e kripur se zakonisht

Fikni televizorin

Është e vështirë të jesh plotësisht i vetëdijshëm dhe i pranishëm kur ha i shpërqëdruar, veçanërisht nga TV.

Kështu rrezikoni të hani më tepër sepse nuk i kushtoni vëmendje sinjaleve të ngopjes.

Konsumoni mjaftueshëm ushqim

Kur nuk hani mjaftueshëm ushqim (veçanërisht karbohidrate) gjatë vakteve, trupi juaj do të dërgojë sinjale në formën e dëshirave për sheqer.

Për ta luftuar këtë, konsumoni vakte të kompletuara me të tre makronutrientët që janë karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat.

Mbani veten të zënë

Nëse mendoni se keni ngrënë mjaftueshëm gjatë ditës, përpiquni të largoni mendjen tuaj për pak duke bërë një shëtitje, duke pastruar dhomën ose duke telefonuar një mik.

Kështu mund të zbuloni se dëshira për të ëmbëla zhduken kur mendja juaj është e zënë./AgroWeb.org

SHARE