Ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq në seancën e Qeverisë tha se funksionimi i disa institucioneve është i kërcënuar për shkak të sulmit në ueb faqen e prokurimit publik. Ai sugjeroi që të gjendet një zgjidhje alternative nëse nuk ka indikacione se faqja do të funksionojë së shpejti. Përfaqësuesi i Ministrisë së Administratës Publike, Agron Camaj, tha se MAP-ja ka përfunduar pjesën e saj të punës dhe se i takon vetëm kompanisë që është përgjegjëse për zgjidhjen konceptuale për prokurimin publik të bëjë pjesën e saj të punës dhe beson se kjo do të bëhet së shpejti. “Ajo që më kanë thënë nga Ushtria është se ka disa procedura tenderimi për transport, produkte të caktuara, jam i sigurt se kështu është edhe në ministritë më të mëdha”, tha Konjeviq duke folur për faktin se duhet të krijohet një zgjidhje alternative sepse pritja më shumë se shtatë ditë mund të jetë shumë problematike. Camaj e mbështeti ministrin dhe shtoi se për këtë mund të ketë probleme me furnizimin e derivateve për shkolla. “Unë kam marrë informacion se kjo nuk ka më lidhje me Minstrinë e Administratës Publike. Ne kemi mbaruar punën tonë. Kompania që ka dhënë zgjidhjen për prokurimin publik tani është duke punuar dhe kur ajo të jap zgjidhjen, ne kemi 15 minuta punë për të lëshuar një adresë dhe të funksionojë. Pra, është vetëm çështja se kur kompania që ka bërë zgjidhjen konceptuale për prokurimin publik dhe mendoj se faqja së shpejti do të dalë në përdorim”, tha Camaj.