KNEZHEVIQ DHE MANDIQ PA MARRËVESHJE ME ABAZOVIQIN

Negociatat midis udhëheqësve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, me Kryetarin e Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, me ndërmjetësimin e Ipeshkvit të Nikshiqit, Joanikije Miqoviq, përfunduan dje pa ndonjë marrëveshje, ka mësuar “Pobjeda”. Takimi i liderve të FD me Abazoviqin me ndërmjetësimin e Kishës Ortodokse Serbe u zhvillua pasi u ndërprenë negociatat e koalicionit trepalësh për formimin e qeverisë dhe përbërësit e koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi” i kërkuan Abazoviqit të deklarohet mbi kuadrot që nuk i dëshiron në qeveri dhe mbi shfuqizimin e ligjit mbi Lirinë së Fesë. Sipas informacioneve jozyrtare nga “Pobjeda”, Abazoviq është nën presion nga Kisha Ortodokse Serbe nga njëra anë, por edhe nga organet e partisë nga ana tjetër, sepse anëtarët e partisë me ndikim si Bozhena Jelueliq, Filip Axhiq dhe Srgjan Paviqeviq nuk janë në favor të shfuqizimit të ligjit.

SHARE