Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 749 mostrave për koronavirusin e ri, u regjistruan gjithsej 296 raste të infektimit. Më së shumti ishin nga Podgorica 82 dhe Nikshiqi 79. “Që nga rezultatet e fundit, tetë vdekje janë raportuar në pacientë me COVID19 pozitivë nga Tuzi, Bijello Pole, Plevla, Mojkovci dhe Nikshiqi (4). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 137 dhe që nga fillimi i vitit 146,” njoftoi Instituti. Në 24 orët e fundit, shërimi u raportua në 119 pacientë. Aktualisht janë 3,448 raste aktive të infeksionit, dhe 9,138 persona janë infektuar që nga fillimi i vitit.