Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka caktuar për nesër (e mërkurë, 23 korrik) në orën 18:00 mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare në Mal të Zi.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Këshilli do të fokusohet posaçërisht në analizën e situatës së sigurisë në vend dhe në efikasitetin e reagimit institucional ndaj sfidave aktuale, përfshirë koordinimin e sektorit të sigurisë.
“Për shkak të rëndësisë dhe aktualitetit të temës, ftesë për pjesëmarrje në mbledhje u është dërguar edhe kryeprokurorit të shtetit, Millorad Markoviq, kryeprokurorit special, Vlladimir Novoviq, ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë, Lazar Shqepanoviq, si dhe shefit të Shërbimit për Çështje të Brendshme, Predrag Shukoviq,” thuhet në njoftim.