SHPËRTHIM I FUQISHËM NË AFËRSI TË LIQENIT TË UJMANIT NË KOSOVË

Një shpërthim me granatë dore ka tronditur veriun e Kosovës mesditën e të dielës (21.07.2024).

Sipas policisë së Kosovës shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30 afër Liqenit të Ujmanit, duke lënë të dëmtuar vetëm dy automjete.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti I cili përmes një postimi në FaceBook, u shpreh se Serbisë nuk po i leverdistë qetësia dhe normaliteti që kishte përfshirë atë zonë prej kohësh.

“Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjo është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme”, tha Kurti.

Policia bëri me dije se gjatë një aksioni gjatë mbrëmjes, në afërsi të Liqenit të Ujmanit ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut, se kanë sekuestruar 3 radiomarrëse, një makinë dhe se është identifikuar një të dyshuar për sulmin.

SHARE