NESËR SEANCA E KUVENDIT, NË REND DITE RIKONSTRUKCIONI I QEVERISË

Kolegjiumi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, ku morën pjesë krerët e klubeve parlamentare, arriti në përfundimin se nesër, e martë, më 23 korrik, në ora 11:00, seanca parlamentare do të vazhdojë me pikën lidhur me zgjedhjet dhe emërimet.

Kjo konfirmoi se deputetët në Kuvendin e Malit të Zi nesër do të votojnë për rikonstrukcionin e Qeverisë së Millojko Spajiq në vazhdim të seancës së gjashtë apo të nëntë të sesionit pranveror dhe se me shumë gjasa do të jetë në kuadër të pikës së zgjedhjeve dhe emërimeve, e cila është në rendin e ditës të të dyja seancave. Debati do të zgjasë tre orë.

Kryeministri do të propozojë shkarkimin e ministrave që nuk do të jenë më në qeveri dhe atyre që u ndahen ministritë, me qëllim që t’u lihet vend anëtarëve të rinj të qeverisë nga Demokracia e Re Serbe dhe Partia Popullore Demokratike, dhe ndoshta nga Partia Boshnjake.

SHARE