Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka pritur sot në takim, shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi – Mihajllo Trpkoski. Siç njofton Komuna e Tuzit, gjatë takimit, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës së Tuzit, Haris Ramoviq, u diskutua mbi projektet zhvillimore dhe prioritetet që komuna ka për vitet në vazhdim, si dhe për investimet të cilat janë realizuar deri tani. Me këtë rast, Ambasadori Trpkoski falënderoi kryetarin Gjeloshaj për pritjen si dhe e përgëzojë për punën e vazhdueshme për zhvillimin e vendit, duke u zotuar që do të angazhohet në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy institucioneve me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellët.