SHPALLET EPIDEMI NË TË GJITHË TERRITORIN E MALIT TË ZI

Trupi Koordinues Kombëtar shpalli epideminë e koronavirusit në tërë territorin e Malit të Zi.

Kjo, në mes tjerash, do të thotë se nga sot maskat do të jenë të obligueshme në hapësirat e hapura dhe të mbyllura në territorin e Malit të Zi duke përfshirë edhe fëmijët e moshës mbi shtatë vjeç.

Ky nuk është obligim vetëm në plazhe dhe parqe nacionale me kushtin e mbajtjes së distancës fizike dhe masave të përcaktuara më herët. Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.

Për shkak të rrezikut jashtëzakonisht të lartë epidemiologjik të paraqitur nga grupe të caktuara, aplikimi i masave vijuese të miratuara më 30 qershor është zgjatur deri më 6 gusht:

  • Ndalimi i klubeve disko / bare dhe klubeve të natës / bare, dhe
  • Ndalimi i organizimit të dasmave, maturave, ditëlindjes dhe festimeve të tjera private.

Zbatimi i masave të miratuara më 7 korrik është zgjatur deri më 30 korrik, ku:

  • Ndalon mbajtjen e programevr argëtuese dhe muzikore në ambientet e hotelierisë (restorante, kafene, kafiteri, restorante hoteliere dhe ambiente të ngjashme me hotelierinë), përfshirë bare të plazhit (koncerte, shfaqje live nga muzikantë dhe grupe, shfaqje live nga interpretues DJ, etj., si dhe
  • ndërpritet puna e komisioneve të shkallës së parë sociale-mjekësore në fushën e mbrojtjes sociale dhe fëmijëve në qendrat për punë sociale.
SHARE