Laboratorët e Institutit në 24 orët e fundit kryen 621 analizë PCR, nga të cilat 91 mostra ishin pozitive. Katër vdekje janë raportuar, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha.
4 vdekje janë raportuar në 24 orët e fundit nga komunat Zhablak, Tivat, Rozhaj dhe Plevle.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i Qershorit si shkak i # COVID19 është 30.
Gjithashtu është raportuar shërimi i 70 rasteve, kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarve nga 14 qershori është 181.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është aktualisht 1937.