MALI I ZI ME PAGA MË TË LARTA NETO NË RAJON – PËRPARA EDHE DISA VENDEVE TË BE-së

Foto: Shutterstock

Të dhënat më të fundit për pagat mesatare neto vjetore në Evropë për vitin 2024 tregojnë diferenca të mëdha në standardin e jetesës.

Sipas analizës, Mali i Zi ka arritur një pagë mesatare neto prej 1.003 euro në muaj, duke e renditur të parin në rajonin e Ballkanit Perëndimor – përpara Serbisë (890 €), Bosnjës e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, vendet me pagat më të larta mbeten Zvicra (7.136 € në muaj), Islanda dhe Luksemburgu, ndërsa në fund të listës janë Bullgaria (923 €) dhe Turqia (953 €).

Rritja e pagave në Mal të Zi vjen pas reformave fiskale, si heqja e kontributeve për sigurimin shëndetësor, ndërsa ende mbeten në fuqi kontributet për pensione dhe tatimi mbi të ardhurat.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së pagave, kostoja e jetesës, strehimit dhe shërbimeve publike mbetet faktor i rëndësishëm për matjen e cilësisë së jetës.

SHARE