PARTIA E MITSOTAKIS FITON ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË GREQI

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, partia qeverisëse e Greqisë, Demokracia e Re e cila udhëhiqet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shënoi një fitore të madhe, mirëpo nuk i fitoi numrat e nevojshëm për të krijuar qeverinë e vetme, pa koalicion.

Ky rezultat rrit gjasat që vendi të shkojë në balotazh të brenda një muaji.

Me shumicën e votave të numëruara, Demokracia e Re, që është parti konservatore, mori një epërsi prej 40.8%, duke mposhtur partinë e së majtës së thellë – Syriza, e cila qeverisi nga viti 2015 deri në vitin 2019, me 20.1%. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Brendshme të Greqisë, Demokracia e Re pritet të sigurojë 145 vende në parlament, vetëm gjashtë vende më pak se që i duheshin për të krijuar një shumicë absolute.

Duke filluar nga e hëna, presidentja greke Katerina Sakellaropoulou do t’u japë tre partive kryesore – Demokracisë së Re, Syriza-s dhe PASOK-ut socialist – tre ditë radhazi për të tentuar të formojnë një qeveri koalicioni.

Nëse të gjitha dështojnë, Sakellaropoulou do të emërojë një qeveri të përkohshme për të përgatitur zgjedhjet e reja rreth një muaj më vonë.

Kryeministri dhe lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, i cili vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për një qeveri të fortë njëpartiake, shprehu bindjen se ka marrë një mandat të qartë.

Duke folur para turmës me mbështës jashtë selisë së partisë në qendër të Athinës, Mitsotakis deklaroi: “Rezultatet e zgjedhjeve janë vendimtare. Ato tregojnë se Demokracia e Re e ka miratimin nga populli për të qeverisur me forcë dhe pavarësi”.

Rezultati përfaqëson një triumf të jashtëzakonshëm për Mitsotakis, administrata e të cilit duhej të kalonte nëpër sfida si një skandal përgjimi, pandemia e COVID-19, një krizë e ekonomike dhe një aksident tragjik hekurudhor në muajin shkurt që shkaktoi zemërim publik.

Por rezultati ishte katastrofik për Syriza-n dhe udhëheqësin e saj, Alexis Tsipras, një figurë karizmatike që u ngjit në pushtet në vitin 2015, i nxitur nga pakënaqësia e votuesve me partitë tjera dhe se si menaxhuan ato menaxhuan krizat e zgjatura ekonomike të shkaktuara nga kriza e borxhit në Greqi.

Për më tepër, lëvizja MeRA25 e udhëhequr nga Yanis Varoufakis, një ish-ministër financash i Syriza-s, nuk arriti të siguronte përfaqësim në parlament.

Zgjedhjet për Parlamentin me 300 ulëse në Greqi mbahen çdo 4 vjet.

SHARE