GJUROVIQ: INFLACIONI NË MAL TË ZI ËSHTË MË I ULËTI NË RAJON

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, duke iu referuar të dhënave të Eurostat-it, bëri të ditur se norma e inflacionit në Mal të Zi është më e ulëta në rajon.

Sipas të dhënave të Eurostat-it të publikuara nga ministri në llogarinë e tij në Twitter, inflacioni në Mal të Zi ishte 8,6 për qind në prill, 14,8 për qind në Serbi, 12 për qind në Maqedoninë e Veriut, 9,2 për qind në Slloveni dhe 8,9 për qind në Kroaci.

“Aksioni “Stop Inflacionit” dha rezultate të shkëlqyera. Pas nesh janë shumë vende të BE-së që po luftojnë me inflacionin. Me veprime konkrete tregojmë se si ruhet standardi i qytetarëve të Malit të Zi”, ka shkruar Gjuroviq në Twitter.

SHARE