Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kuvendi i Malit të Zi sot vazhdoj seancën e tretë të seancës së parë të rregullt të këtij viti. Deputetët do të diskutojnë dy projektligje – për konfirmimin e Marrëveshjes ndërmjet qeverive të Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim ekonomik dhe për konfirmimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një grup organizatash joqeveritare dje kanë njoftuar se sot në ora 11:00 do të organizojnë një grevë para Kuvendit.
Sektori i OJQ-ve thotë se synimi i tyre është të tërheqin vëmendjen për “rrezikun serioz” që, siç besojnë ata, përfaqëson Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe për interesin publik, rendin kushtetues dhe rrugën evropiane të Malit të Zi.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, dje u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që gjatë votimit të Marrëveshjes për zhvillimin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe, të kenë parasysh të gjitha argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, krerët e agjencive kompetente shtetërore, si dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, apeloi mbrëmë duke u thënë deputetëve që në seancën e sotme të mos votojnë për konfirmimin e asaj marrëveshjeje.
Shefi i grupit parlamentar socialdemokrat dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Boris Mugosha, dje u ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që sot të mos votojnë ligjet për konfirmimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, por të hapin një diskutim publik, në mënyrë që të tentohet të arrihet një marrëveshje për korrigjimin e tekstit të marrëveshjes.