Dybala mbetet ëndrra e madhe, Roma nis kontaktet me argjentinasin

Paulo Dybala ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, ku edhe i skadon kontrata.

Sulmuesi argjentinas ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi shumë klube janë duke e kërkuar.

Së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe gjiganti italian Roma që synon transferimin e argjentinasin me parametra zero.

Sipas mediave të ndryshme në Itali, Mourinho dhe Tiago Pinto do të donin që t’i afronin një top lojtar Tammy Abrahamit dhe Dybala mbetet dëshira e portugezit.

28-vjeçari pëlqehet shumë nga Mourinho me portugezin që e kërkonte me ngulm edhe sa ishte te Manchester United. Problemi vazhdon të mbetet paga e lartë e tij, e cila sillet rreth nëntë milionë euro.

Gjithsesi kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe Mourinho mund të jetë vendimtar për ta marrë argjentinasin në Olimpico.Lexo po ashtu:Dhjetë lojtarët e lirë më të vlerësuar në treg: Mbappe, Dybala, Pogba e Dembele – kushtojnë miliona, por janë falas për këtë vetë

Në garë për yllin bardhezi mbetet edhe Inter, Tottenham Hotspur dhe Arsenal. /Telegrafi/

SHARE