SHOQATA E BLEGTORËVE: QUMËSHTI TË JETË 5 PËR QIND MË I SHTRENJTË

Një rritje e çmimit të grumbullimit të qumështit me dhjetë cent do t’i sillte blegtorët në një gjendje të tillë likuiditeti dhe qëndrueshmërie të fermave, sipas Shoqatës së Blegtorëve. Kështu kanë bërë të ditur përfaqësuesit e blegtorëve në mbledhjen e djeshme të grupit punues që duhej të propozonte zgjidhjen e problemit të blegtorisë qumështore. Në takim morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së Blegtorëve, grumbulluesëve dhe Përpunuesve dhe Ministrisë së Bujqësisë, shkruan Pobjeda. Përfaqësuesi i Shoqatës së Blegtorive të Malit të Zi, Budimir Mugosha, tha për Pobjeda se përfaqësuesit e blegtorëve sugjeruan që të gjithë në zinxhir, të përbërë nga fermerët, grumbulluesit, tregtarët, Ministria e Bujqësisë dhe konsumatorët, të ndajnë barrën e një situate të veshtirë. Ai tha se blegtorët propozuan që të gjithë të “ndihmojnë” me dy cent secili – të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) në shtatë për qind për të gjitha prodhimet e qumështit vendas, të zvogëlohen marzhet tregtare me dy cent, heqja e taksës për ushqimin e kafshëve dhe rritja e çmimit me pakicë me pesë për qind.

SHARE