KRIVOKAPIQ: DEKLARATA E KURTIT PËR DEMARKACIONIN, ‘PROVOKIM I PAPRANUESHËM’

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, konsideron se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me demarkacionin është “provokim i papranueshëm”. Kurti ka deklaruar të hënën se me Qeverinë e re të Malit të Zi do të diskutojë për çështjen e demarkacionit midis Malit të Zi dhe Kosovës. Krivokapiq vlerëson se qëndrimi i Kurtit në fakt është paralajmërim për “aspiratat e rrezikshme të cenimit të integritetit territorial” të Malit të Zi. “Është interesant që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe kandidati antikushtetues për kryeministër, Dritan Abazoviq”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

SHARE