KF DEÇIQ MUND TITOGRADIN 1:0 / VULAJ FTOHET NGA PËRFAQËSUESJA E MALIT TË ZI

KF Deçiq të shtunën si vendas triumfoi me rezultat 1:0 kundër OFK Titogradit, në kuadër të javës së 26-të.  Futbollisti Kristijan Vulaj ka siguruar fitoren me rezultat minimal 1:0 Deçiqit, një fitore që ka domethënie të madhe. Tre pikë të mëdha dhe që ia përforcojnë edhe më shumë vendin e dytë, sidomos pas barazimit 1:1 të Sutjeskës së Nikshiqit. Vulaj shënoi në minutën e 81-të për fitoren e madhe. Deçiq është në vend të dytë me 44 pikë dhe ka katër më shumë se Sutjeska një vend më poshtë.  Vulaj është i treti në listë të shënuesve me 10 gola apo ka tre me pak se Markoviq i Sutjeskës, që udhëheq kreun e shënuesve. Vulaj, mbas kësaj ndeshje është ftuar nga trajneri Miodrag Radulloviq, për 3 sfidat e muajit mars ndaj Letonisë, Gjibraltarit dhe Norvegjisë.   Lajmin e ka konfirmuar edhe KF Deçiq Tuz.  “Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njëherasi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

SHARE