GJELOSHAJ: NDËRKOMBËTARËT TË REAGOJNË, SPASTRIMI I PAKICAVE NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE ËSHTË I DUKSHËM

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, mbas raportit të publikuar nga Aleanca Qytetare në lidhje me punësimin e pakicave në Mal të Zi, ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të reagojnë ndaj pushtetit të ri, pasi që, sipas Gjeloshajt, është duke ndodh spastrim etnik i popujve pakicë nga organet të administratës shtetërore. Gjeloshaj tha se nga 205 zyrtarë të emëruar në mandatin e Qeverisë së re, vetëm 7 vijnë nga pakica, ndërsa më pak se një e treta e pozitave mbulohen nga gratë. “Të dhënat në dispozicion, të cilat i morëm përmes uebfaqes së Qeverisë dhe Listës Zyrtare, tregojnë se pjesëtarët e pakicave janë emëruar në poste më të ulëta, dhe se nuk janë në radhët e sekretarëve shtetërorë dhe drejtorëve të drejtorive, gjegjësisht ndimës ministra dhe siç dihet asnjë ministër nuk është nga radha e pakicave,” tha Gjeloshaj. Ai thekson se spastrimi etnik i pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe organeve tjera qeveritare është i dukshëm, dhe duhet të kemi një reagim urgjentë nga bashkësia ndërkombetare. Gjeloshaj e falenderoi për këtë raport Aleancën Qytetare, dhe i inkurajoi të analizojnë sa antarë të komuniteteve pakicë janë larguar nga puna.

SHARE