TËRMET I FORTË NË KROACI

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihter me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh. Autoritetet njoftuan se një fëmijë ka pësuar lëndime në kokë pas shembjes së një pullazi derisa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione. Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinovic, bëri thirrje që njerëzit në rrugë të mbajnë distancën për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit. Deri tani, Kroacia ka raportuar për 206 të infektuar me COVID-19.

SHARE