Marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike dhe projektet e investimeve të cilat aktualisht po realizohen në Mal të Zi, paraqesin një bazë të mirë për bashkëpunim edhe më intensiv ekonomik midis Malit të Zi dhe Azerbajxhanit, vlerësuan gjatë takimit të Kryetarit të Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq dhe ambasadorit jorezident të Azerbajxhanit Eldar Hasanov.
Hasanov vizitën e fundit të Brajoviq në Azerbajxhan e vlerësoi jashtëzakonisht të suksesshme dhe të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Brajoviq, siç kumtohet nga Kuvendi i MZ, përsëriti se Mali i Zi e vlerëson shumë faktin që pas Turqisë, vendi me investimet më të mëdha direkte në MZ është Azerbajxhani.
Brajoviq dhe Hasanov ranë dakord se emërimi i planifikuar i një përfaqësuesi diplomatik të Malit të Zi në Baku do të lehtësojë komunikimin operacional në të gjitha nivelet dhe se hapja sezonale e fluturimeve çarter do të rrisë ndjeshëm shkëmbimin e turizmit.