Ky desert mund të jetë mënyra e duhur për të shijuar pasditet në familje
Përbërësit:
1/4 filxhan miell kokosi (ose misri)
1/4 filxhan vaj kokosi, gjalpë
2 vezë, në temperaturë dhome
1 lugë salcë molle, ose
gjalpë e pastër molle
1 lugë mjaltë e papërpunuar
1/4 lugë sodë buke
1 lugë uthull molle


Udhëzime:
Ngrohni furrën në 350 gradë Celsius. Vendosni letrat për muffins.
Në një enë hidhni miellin dhe vajin e kokosit, pastaj shtoni vezët dhe përzieni deri sa të zbuten.
Pastaj shtohen përbërësit e tjerë dhe përzihen të gjithë së bashku.
Masa e fituar vendoset në letrat për muffins dhe piqen për 20 min.
Vendoseni një shkopth dhëmbësh në muffins dhe, nëse brumi nuk ngjitet kur ta largoni – atëherë janë pjekur mjaftueshëm.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.