GJELOSHAJ: PAKICAT MUND TË MBËSHTESIN VETËM QEVERINË EVROPIANE

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se në mënyrë të qartë dhe publike kanë mbështetur liderin e Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, që të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re. “Ditë më rradhë po bëhet ankand me mbështetjen e qeverisë së re, tashmë edhe me ftesë për të mbështetur një kryeministër të mundshëm për përbërjen e qeverisë së re. Është e deplasuar përmendja e pakicave çdo ditë. Ne e kemi shprehur qartë dhe publikisht mbështetjen tonë për mandatin për përbërjen e qeverisë evropiane nga ne që të jetë për Dritan Abazoviqin. Tani presim që të respektohet procedura kushtetuese”, tha Gjeloshaj. Ai tha se pakicat mund të mbështesin vetëm Qeverinë evropiane. “Pavarësisht komunikimit të mirë se cilat janë nevojat jetësore të qytetarëve tanë, partitë e pakicave nuk mund të mbështesin asnjë koncept që nuk është plotësisht i pajtueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe siç thanë TANI PËR TANI JO, dhe ky është opsioni ynë për momentin!” “Të jem plotësisht i hapur deri në fund, nëse komunikimi dhe marrëdhëniet e mira vazhdojnë si kohët e fundit, kjo tani për tani, mund të ndryshojë, me tani është koha dhe kjo nuk varet nga ne, ne duam të ndërtojmë së bashku një të ardhme të përbashkët evropiane,” Gjeloshaj.

SHARE