FERMERËT KANË NEVOJË PËR NJË FOND GARANCIE SHTETËROR

Shteti duhet të formojë një fond garancie përmes të cilit shteti do të qëndrojë prapa fermerëve, si dikush që garanton për ta se ata do të paguajnë kredinë dhe do t’i përdorin paratë në mënyrën e duhur, tha Vlladisllav Bojoviq, drejtor i Drejtorisë së Pagesave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Derisa kjo të arrihet, Ministria po ofron mekanizma të pagesave paraprake dhe me faza për t’ua lehtësuar fermerëve. Në emisionin Link, Bojoviq tha se përdoruesit më së shpeshti i drejtohen Fondit për Investime dhe Zhvillim, por kërkon shumë garanci, prandaj një numër i madh i përdoruesve dekurajohen nga aplikimi për fondet IPARD.

SHARE