KRIVOKAPIQ: DO TË ZGJIDHIM PROBLEMET E PERSONAVE PA SHTETËSI MALAZEZE

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, tha se në periudhën e ardhshme, Qeveria e Malit të Zi do të fillojë zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të cilët kanë jetuar në Malin e Zi për vite me radhë dhe nuk kanë marrë ende shtetësinë. Kryeministri shkroi në Twitter se një numër i madh i qytetarëve kanë jetuar në Malin e Zi për vite me radhë dhe nuk kanë marrë ende shtetësinë. Siç tha ai, “ata e meritojnë që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht”. “Qeveria e Malit të Zi do të fillojë zgjidhjen e këtij problemi në periudhën e ardhshme,” shtoi Krivokapiq.

SHARE