Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së territorit të vendit, duke e cilësuar këtë si një detyrë të kushtueshme dhe jetike.
Ai bëri thirrje drejtpërdrejtë ndaj bizneseve dhe investitorëve ndërkombëtarë që të investojnë tani në Ukrainë, duke shprehur besimin se paqja do të vijë dhe se investimet janë një hap kyç për rindërtimin dhe zhvillimin pas luftës.
Zelensky kërkoi mbështetje konkrete për krijimin e vendeve të punës, rritjen e investimeve dhe financimin e projekteve që do të forcojnë ekonominë ukrainase.
“Vende pune, para, investime, ejani ofrojini ato Ukrainës,” u shpreh ai, duke theksuar se këto hapa janë thelbësorë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për vendin dhe popullin.
Presidenti e konsideron këtë apel si një mundësi për komunitetin ndërkombëtar të kontribuojë në paqe dhe stabilitet në rajon, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin e Ukrainës pas viteve të konfliktit.








