Foto: Svetlana Mandiq
Për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të shërbimeve të rrjetit në buxhetet familjare, Bordi i Drejtorëve të Elektroekonomisë së Malit të Zi sot ka marrë disa vendime të rëndësishme që do t’u mundësojnë përdoruesve uljen e kostove dhe shlyerjen më të lehtë të detyrimeve të faturave të energjisë elektrike.
Në përputhje me masat e reja, familjet e lidhura me sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike të furnizuar nga EEMZ u ofrohet një zbritje prej 6.4 për qind në shërbimet e rrjetit.
“Kjo zbritje do të aplikohet pavarësisht nga shuma e borxhit për energjinë e konsumuar në fund të periudhës së faturimit, duke tentuar në këtë mënyrë të neutralizojë ndikimin negativ të rritjes së çmimeve të shërbimeve të rrjetit tek familjet. Zbritja do të llogaritet për periudhën nga 1 janari deri më 31 mars 2025”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, EEMZ vazhdon të zbatojë politikën tradicionale të zbritjeve ndaj familjeve që shlyejnë rregullisht detyrimet e tyre.
“Kështu që, në periudhën nga 1 janari deri më 31 mars 2025, klientët fundorë që janë pa borxhe në fund të periudhës së faturimit dhe kanë konsum mujor deri në 500 kWh do të përfitojnë zbritje prej 38 për qind të vlerës së energjinë aktive të faturuar (anëtarë të “Ekipit të Artë”), ose 21.5 për qind (klientë të tjerë të rregullt)”, thekson EEMZ.