SHPORTA E KONSUMIT NË DHJETOR 830 EURO

Vlera e shportës minimale të konsumit për dhjetorin e vitit të kaluar, sipas të dhënave të Monstat, ishte 830 euro, që është 3,7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Prej tyre, 382.6 euro kanë qenë të lidhura me shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike, që është 1.5 për qind më shumë krahasuar me dhjetorin 2022.

Shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore, krahasuar me dhjetorin 2022, janë rritur me 5,7 për qind në 447,4 euro.

Monstat bëri të ditur se vlera totale e shportës minimale të konsumit për tetorin e vitit të kaluar ishte 824.5 euro, ndërsa për nëntorin 825.6 euro.

Shporta minimale e konsumit i referohet konsumit të familjes që përfshin produkte dhe shërbime ushqimore dhe joushqimore, të nevojshme për një familje me katër anëtarë për të përmbushur nevojat minimale të përcaktuara nga sasia e kalorive për person, e cila konsiderohet e përshtatshme për të plotësuar nevojat për energji për ruajtjen e shëndetit dhe kryerjen e një aktiviteti të lehtë fizik.

SHARE