PE-ja MIRATON REZOLUTËN PËR SHQIPËRINË: TË PËRFSHIHEN TË GJITHË ZËRAT NGA OPOZITA NË REFORMËN ZGJEDHORE

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, përmes së cilës Brukseli apelon për përfshirjen e zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë.

Në rekomandimet e PE, bëhet thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët, kërkohet angazhimi i opozitës në Zgjedhore, si dhe nevoja e komisioneve hetimore si funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit.

“Duhen përdorur mjetet e ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri”– apelon PE.

Ndër të tjera, Komisioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian ka shprehur keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Po ashtu, bëhet thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminimin e korporatizmi. Sipas PE, Shqipëria duhet të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta.

SHARE