MONSTAT: NGA SOT PO KRYHET NJË ANKETË PAS REGJISTRIMIT

Drejtoria e Statistikave (Monstat) njoftoi se nga sot deri më 28 janar do të bëhet anketa pas regjistrimit.

Siç njoftuan ata, qëllimi i hulumtimit pas regjistrimit është vlerësimi i mbulimit të njësive të regjistrimit, si dhe vlerësimi i cilësisë së përgjigjeve të mbledhura nga regjistrimi.

Anketa e pas-regjistrimit është kryer në një kampion prej 66 rretheve të regjistrimit, ku përfshihen të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale.

“Për realizimin e këtij hulumtimi në kohë dhe me sukses, kërkojmë nga qytetarët, të cilët janë përfshirë në mostër me përzgjedhje të rastësishme, mirëkuptim dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

SHARE