Greta Koçi publikon këngën e re “Ça m’bone”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

“Ça m’bone” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është bërë nga vet artistja, kurse për miksimin dhe masterizimin u kujdes Edlir Begolli.

Videoja u realizua nga Magic Production, gjersa 31-vjeçarja ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip.

Këngën tashmë të plotë e gjeni në YouTube dhe besohet se do të ketë suksesin e merituar nga publiku.

Greta ndërkaq i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës.

Ajo njëherësh po vazhdon të jetë emër i kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

SHARE