Butrint Imeri zbulon befasinë e shumëpritur, publikon këngën “Lule e dashnisë”

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri së fundmi ishte tejet i komentuar pasi njoftoi se do të vinte me një befasi për fansat.

Postimet e tij lidheshin me hyrjen në Big Brother VIP Albani për të befasuar ish-partneren e tij, Kiara Tito.

Megjithatë, mbrëmë në mesnatë (e shtunë), Butrinti ka lansuar projektin më të ri muzikor që është një baladë me titullin “Lule e dashnisë”.

Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale teksa vetë këngëtari tha se e konsideron si një prej më specialeve për të deri më tani.

“Lule e dashnisë. Nuk është e re për juve, e keni dëgjuar, kënduar edhe kërkuar që prej momentit të parë që e publikova një pjese në Instagram, tash dy vite më parë. Tash e keni të kompletume si këngë dhe sonte po e ndaj me ju dhe uroj të jetë po aq speciale sa është dhe për mua, ndoshta me specialia deri më tani”, ka shkruar Butrinti.

Theksojmë që kënga u prodhuar nga SBS Entertainment ndërsa producent i saj është Denis Avdiu.

Kjo këngë e tij vjen pas asaj me titullin “Cigare” që lansoi vetëm pak javë më parë, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 14 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/

SHARE